Barcelona i ka vëzhguar nga afër dy futbollistët e Leipzigut, Timo Werner e Dayot Upamecano, të cilët janë bërë objektiva të gjigantit katalunas
Pandemia e koronavirusit nuk e ka penguar Barcelonën që të dërgojë skautë për t’u përcjellë nga afër objektivat e ndryshëm të saj në Red Bull Leipzig.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Gazeta Express.
Zyrtari i Barçës, Ramon Planes ka shkuar në Gjermani të martën për ta përcjellë ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit.
Sulmuesi Timo Werner dhe qendërmbrojtësi Dayot Upamecano janë objektivat kryesorë të gjigantit katalunas.
Gjithashtu, në radar të kampionit aktual spanjoll është edhe ish-futbollisti i Manchester Cityt, mbrojtësi i majtë i Leipzigu, Angelino. /Gazeta Express/