Barça e Reali e duan Alaban - Gazeta Express
string(27) "barca-e-reali-e-duan-alaban"

Gazeta Express

18/03/2020 15:10

Barça e Reali e duan Alaban

Gazeta Express

18/03/2020 15:10

Futbollisti austriak mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen, ndërsa ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021

David Alaba mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti austriak ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2021, por palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se mbrojtësi i krahut, njëherësh mesfushori defanziv, e do një kontratë të re.

Por, klubi nga “Allianz Arena” nuk është treguar ende i gatshëm për t’ia ofruar atë.

Interesim për përfaqësuesin austriak kanë shfaqur Real Madridi dhe Barcelona.

Alaba po e kalon sezonin e tij të 11-të në Bayern.

Kampioni aktual gjerman mund ta shesë atë verën që vjen, për të mos e humbur pa para pas një viti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement