Barça i ofron kontratë të re Ter Stegenit - Gazeta Express
string(41) "barca-i-ofron-kontrate-te-re-ter-stegenit"

Gazeta Express

18/03/2020 16:10

Barça i ofron kontratë të re Ter Stegenit

Gazeta Express

18/03/2020 16:10

Gjiganti katalunas është mjaft i kënaqur me paraqitjet e portierit gjerman në sezonet e fundit dhe për këtë po mendon ta shpërblejë atë

Marc-Andre ter Stegen mund ta nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën, shkruan Gazeta Express.

Portieri gjerman i ka arsyetuar mjaft mirë pritshmëritë e tij nga ana e gjigantit katalunas në sezonet e fundit.

Ai ka shfaqur stabilitet në portë dhe kjo ka bërë që kampioni aktual spanjoll të mendojë ta shpërblejë atë.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se Barça e ka si prioritet vazhdimin e kontratës me Ter Stegenin.

Përfaqësuesi gjerman mund të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Camp Nou, me ç’rast do të lidhej me këtë klub deri në vitin 2025. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement