Barça ia propozon Cityt shkëmbimin e mbrojtësve - Gazeta Express
string(47) "barca-ia-propozon-cityt-shkembimin-e-mbrojtesve"

Gazeta Express

10/04/2020 16:20

Barça ia propozon Cityt shkëmbimin e mbrojtësve

Gazeta Express

10/04/2020 16:20

Gjiganti katalunas e pëlqen mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, të cilit ia ofron në këmbim futbollistin portugez

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, Joao Cancelo, shkruan Gazeta Express.

Dhe, për të arritur deri tek futbollisti portugez, gjiganti katalunas është i gatshëm ta ofrojë bashkëkombësin e tij, Nelson Semedo.

Ky i fundit nuk e ka gjetur veten sa duhet në Camp Nou, prandaj Barça është e gatshme të heq dorë nga ai.

Edhe Cancelo hasi në vështirësi për t’u ambientuar tek City, ku ishte transferuar nga Juventusi

Mediumi britanik, “Telegraph” raporton se ky shkëmbim do t’i kënaqte të dyja klubet, por edhe vetë lojtarët. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement