Barça po e mendon strategjinë për Lautaron - Gazeta Express
string(42) "barca-po-e-mendon-strategjine-per-lautaron"

Gazeta Express

27/02/2020 18:15

Barça po e mendon strategjinë për Lautaron

Gazeta Express

27/02/2020 18:15

Gjiganti katalunas dëshiron ta blejë sulmuesin argjentinas, por të mos rrezikojë me “Fair-Play Financiar”

Barcelona po e mendon strategjinë e transferimit të Lautaro Martinezit.

Gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij prej 111 milionë eurosh.

“Blaugrana” duan t’i shmangen “Fair-Playt Financiar”, shkruan Gazeta Express.

Për këtë, portali italian “Calciomercato” shkruan se Barça i ka dy opsione: të përfshijë lojtarë si pjesë e marrëveshjes, ose t’ia paguajë Interit paratë me rata, për tre apo katër vjet.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën “Nerazzurri” këtë sezon dhe kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian t’ia vënë syrin atij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement