Barcelona së shpejti duhet të fillojë të mendojë seriozisht për zëvendësimin e Robert Lewandowskit dhe duket se këto biseda tashmë kanë filluar pasi objektivat po fillojnë të identifikohen nga departamenti sportiv i klubit.
Lewandowski do të qëndrojë tek Barcelona për të paktën një sezon më shumë pasi kontrata e tij nuk skadon deri në verën e vitit 2026, por në këtë kohë, është pothuajse e sigurt se ai do të zëvendësohet.
Emra si Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres janë përmendur si opsione të mundshme, por një emër i ri tashmë ka dalë në skenë.
Barcelona më parë ishte e interesuar për Julian Alvarez kur ai ishte ende duke luajtur në Amerikën Jugore dhe tani Marca ka raportuar se ata kanë ringjallur interesimin e tyre për sulmuesin e Atletico Madridit.
Raporti shton se Alvarez mund të përdoret si një mjet i fuqishëm gjatë zgjedhjeve presidenciale tek Barcelona, të cilat do të fillojnë në vitin 2026.
Reprezentuesi argjentinas, i cili ka realizuar 27 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë për Atleticon dhe ai shihet si emri i madh për të zënë vendin e Lewandowskit.
Vlen të theksohet se Brcelona nuk është klubi i vetëm që ka interesim për Alvarez, i cili po ashtu është lidhur me një rikthim në Ligën Premier tek Liverpooli.
Qëndrimi i Atletico Madridit në këtë çështje është i qartë: ata nuk duan ta shesin, veçanërisht pasi Alvarez do të jetë njeriu që do të udhëheq sulmin e tyre pas largimit të Antoine Griezmann.