string(48) "barcelona-inter-finale-para-finales-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 11:09

Barcelona – Inter, finale para finales në Champions

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 11:09

Barcelona dhe Interi do të përballen sonte në një betejë gjigante në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Blaugrana” janë mjaft të motivuar pas fitores së madhe në finale të Copa del Rey ndaj Real Madridit të shtunën mbrëma, ndonëse janë paksa të lodhur pasi loja shkoi në vazhdime.

Tash, të përzgjedhurit e Hansi Flickut do ta kenë një sfidë në vete pasi s’do të kenë punë aspak të lehtë, shkruan “Gazeta Express”.

Ata në “Estadi Olimpic Lluis Companys” do ta presin një ekip me mbrojtje të çeliktë në Champions në këtë sezon.

Në mungesë të Robert Leëandoëskit, trajneri gjerman do të mundohet ta kombinojë një sulm kompakt dhe “vrastar” për interistët.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri”, ndonëse mbrojtjen e kanë armën e tyre më të fortë, do të kenë punë me një sulm mjaft të rrezikshëm, i udhëhequr nga Raphinha e Lamine Yamal.

Ndërkohë, të përzgjedhurit e Simone Inzaghit do të tentojnë të rrezikojnë me kundërsulme përmes sulmuesit të frikshëm, Lautaro Martinez.

Interi i ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, pa arritur të shënojnë.

Por, po shihet se fokusi i tyre ka qenë posaçërisht tek përballja me katalunasit.

Ata do të mundohen ta nxjerrin sonte një rezultat sa më të favorshëm, në mënyrë që pas një jave në Milano ta prejnë një biletë për në finalen e madhe.

Të gjithëve na kujtohet ajo gjysmëfinalja e paharrueshme e sezonit 2009/2010 kur skuadra e Jose Mourinhos e eliminonte ekipin e atëhershëm të Pep Guardiolës midis Camp Nout për ta fituar më pas “Tripleten”.

Në përgjithësi, dy klubet janë përballur mes vete 16 herë në Evropë, me katalunasit që i kanë fituar 8 ndeshje, 5 kanë përfunduar baras dhe 3 herë kanë fituar Zikaltrit.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit do të luhet sonte duke nisur nga ora 21:00. /Gazeta Express