FC Barcelona ka riaktivizuar radarët e saj në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të përforcuar sistemin mbrojtës.
Ideja që po trajton drejtoria sportive e klubit është e qartë: të afrojë një mbrojtës të besueshëm në mënyrë që Jules Koundé të rikthehet të luajë në pozicionin e tij natyral, në qendër të mbrojtjes.
Deco, drejtori sportiv i klubit, tashmë ka një listë të shkurtër me kandidatë për të forcuar atë repart për merkaton e ardhshme.
VANDERSON
Objektivi kryesor i Barcelonës është Vanderson, lojtar i AS Monacos. Braziliani është monitoruar prej muajsh dhe vlerësohet lart për fuqinë e tij fizike, aftësitë ofensive dhe shumëfunksionalitetin e tij, pasi mund të luajë edhe si mbrojtës krahu. Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i lehtë: Monaco nuk ka ndërmend ta lëshojë për më pak se 30 milionë euro, një shumë që Barcelona do të përpiqet ta ulë përmes zgjidhjeve kreative.
YAN COUTO
Një tjetër opsion që ka dalë në javët e fundit është Yan Couto. Braziliani i ri u transferua te Borussia Dortmund verën e kaluar për 25 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirën e pritur dhe ka lënë të kuptohet se dëshiron një ndryshim. Profili i tij ofansiv përputhet mirë me stilin e lojës së Barcelonës dhe çmimi i tij do të ishte dukshëm më i ulët se ai i Vandersonit.
ANDREI RATIU
Alternativa e tretë që Deco po shqyrton është Andrei Ratiu nga Rayo Vallecano. Mbrojtësi i kombëtares rumune po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën madrilene dhe është konfirmuar si një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në La Liga. Njohja e kampionatit spanjoll dhe kostoja e ulët e bëjnë atë një opsion tërheqës.