string(64) "barcelona-u19-e-fiton-youth-leaguen-mposht-klubin-turk-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 21:18

Barcelona U19 e fiton Youth Leaguen, mposht klubin turk në finale

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 21:18

Barcelona Juvenil (U19) është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve për të rinj, pasi mposhtën Trabzonsporin sot (e hënë) në finale.

Nën drejtimin e Juliano Belletitt, ekipi i të rinjve ka arritur suksese të jashtëzakonshme këtë sezon pasi tashmë kishin fituar ligën dhe kupën, teksa ky trofe ishte i treti për ta, duke kompletuar kështu tripletën.

Lexo Edhe:

Ibrahim Diarra, i cili iu bashkua klubit gjatë dimrit, ka bërë një diferencë të madhe pasi shënoi golin e parë në minutën e 11-të, para se Andres Cuenca të realizonte për 2-0 shtatë minuta më vonë.

Hugo Alba më pas shënoi të tretin për blaugranasit dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së parë, para se Diarra të realizonte golin e tij të dytë personal në këtë takim.

Trabzonspor ia doli që ta gjejë rrjetën në fund të ndeshjes, por ishte vonë pasi Barcelona tashmë kishte siguruar fitoren.

Kjo ishte hera e tretë që kjo grupmoshë e Barcelonës e fiton Ligën e Kampionëve, pasi më parë e kishin fituar në sezonin 2013/2014 dhe 2017/2018.

Kjo do të thotë gjithashtu se Barça Juvenil A është ekipi më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve për të rinj, duke tejkaluar Chelsean të cilët e kanë fituar në dy raste.