Kur një barkë e drunjtë, e cila ishte e ndërtuar për të lëvizur me anë të energjisë diellore, u shfaq në brigjet e Irlandës, banorët lokalë ishin të hutuar.
Tri vjet më vonë, ata më në fund e kanë gjetur prejardhjen e kësaj barke. Pronari i vërtetë i saj ndodhej 3200 kilometra larg, përtej Oqeanit Atlantik, në Kanada.
Ngjarja e mistershme kishte filluar në vitin 2016, kur një banor lokal e pa këtë barkë në plazh gjatë natës. “Ne e pranuam një thirrje ku na thuhej se një barkë është shfaqur në bregdet në pjesën perëndimore të gadishullit Mullet”, tha Michael Hurst, zyrtar i rojës bregdetare.
Brenda barkës ishte shkruar një porosi, në të cilën thuhej: “Unë, Rick Small, po e jap këtë barkë si donacion për një të ri/re të pastrehë. Për t’ia mundësuar një jetë më të mirë. Nuk keni nevojë për të paguar qira, as për të marrë kredi”.
Pasi askush nuk u paraqit si pronar i barkës dhe autoritetet irlandeze nuk mund ta gjenin ndonjë person që quhej Rick Small, rojet bregdetare dhe komuniteti lokal e pastruan atë dhe e dhuruan si donacion te një organizatë vendore.
Prejardhja e anijes mbeti enigmë për tri vjet, thotë zyrtari irlandez, para se një gazetar t’ia dërgonte atij një mesazh, me të cilin i tregoi se pronari i vërtetë i barkës është kanadezi 62-vjeçar, Rick Small.
Në një intervistë për një televizion kanadez, ai tha se e ka ndërtuar barkën me energji diellore për ta rritur vetëdijesimin rreth ndryshimeve klimatike, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...