string(66) "basha-i-pergjigjet-berishes-dhe-rames-jeni-bashke-me-pazaret-tuaja"

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 9:54

Basha i përgjigjet Berishës dhe Ramës: Jeni bashkë me pazaret tuaja

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 9:54

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot programin elektoral gjatë një takimi me qytetarë dhe strukturat në Degën 9 të Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Marçel Hila dhe Alfred Ahmetcenaj, Basha artikuloi mesazhin e tij për një alternativë ndryshe nga “Rama-Berisha”.

Në një fjalim me tone ironike Basha iu përgjigj deklaratave të fundit të liderit të PD-së, Sali Berisha, duke akuzuar këtë të fundit dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të heshtur me qëllim ruajtjen e status quo-së dhe shmangien e drejtësisë.

Lexo Edhe:

“Ata në këto zgjedhje donin t’u ofronin shqiptarëve ose njërin, ose tjetrin. Janë bërë bashkë. Njëri mban bufin e bardhë, tjetri mban bufin e florinjtë. Edi Rama e fërkon ditë e natë, se me bufin ka mbajtur pushtetin deri më sot,” u shpreh Basha.

Sipas kreut të KEA, “bufat” janë simbol i bashkëpunimit të fshehtë mes dy liderëve të vjetër politikë.

“Ke 12 vite që i ikën përgjegjësisë. Të bashkojnë shumë gjëra me bufin, që nga pazaret politike e deri te betonimi i maleve. Por nuk ke për të pasur dot shpëtim nga dita e llogarisë,” deklaroi ai.

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, Basha u shpreh se Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 në fletën e votimit përfaqësojnë një alternativë reale për ndryshim.

“Shumicën e shqiptarëve i bashkon vetëdija se pa larguar Edi Ramën dhe bufin e tij, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. Ndaj, më 11 maj, nuk ka zgjedhje pa zgjidhje. Ka një alternativë, ka një program dhe një ekip,” përfundoi ai.