string(90) "basha-ironizon-ramen-gjysmen-e-shokeve-i-ka-te-7x7313-dhe-gjysmen-tjeter-ne-listen-e-bufit"

Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër në listën e bufit

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 14:15

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ironizoi takimin e krzeministrit në qytetin e Kavajës. Basha i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse e “kishte dalë para për ta pritur Elvis Roshi, apo se kishte turnin sot me PS-ën”.

“Dua t’i bëj një pyetje atij që ka ca kohë që nuk kthen dotas përgjigje. O Rame, ishe në  Kavajë, Vis Roashi, apo Vin Roshi, ishte me ty apo jo? Pse s’ishte mo Ram në krahun tënd, apo s’kishte turnin sot. Si keni ai paradite, e ai në darkë, apo një ditë ti dhe një ditë shoku jot i Trekëndëshit të Bermudës. E mor Ram, gjysma e shokëve tek 7×7=313, e ca shokë të tjerë I ke depozituar te lista e atij që ti e quan bufi. Bufi, bufi, po s’të ndahet zemra nga bufi mo Ram. Mendon që do e çosh fushatën deri në fund duke u marrë vesh me bufin, që të harrojnë njerëzit premtimet që ke bërë dhe si ke mbajtur. Që të harrojnë njerëzit se si i ke gënjyer zgjedhje pas zgjedhjesh, për vende pune, për legalizim falas, për shëndetësi falas, dhe tani për futjen e Shqipërisë në BE. Rame, futja në Europë ka vetëm një kusht, pastrimin e politikës nga korrupsioni. Ndaj dhe në 11 maj zgjedhja e njerëzve do të kufizohet në një pyetje fare të thjesht, kundër SPAK-ut me 5-ën që të zgjedhi shokët nga 7×7=313, kundër SPAK-ut me 1-shin që premton të luftojë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe duke future Elvis Roshin në Parlament, apo kundër korrupsionit me Koalicionin Eroatlantik, numrin 4. E vetmja votë në mbështetje të SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit. Kaq e thjesht është zgjedhja, kush është pro SPAK-ut, voton numrin 4, luftë kundër korrupsionit, çuarjen në burg e të gjithë politikanëve të korruptuar” – tha Basha.

Lexo Edhe: