string(84) "basha-mbeshtetje-totale-per-spak-programi-yne-lehteson-biznesin-dhe-ndihmon-familjen"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 9:01

Basha: Mbështetje totale për SPAK, programi ynë lehtëson biznesin dhe ndihmon familjen

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 9:01

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikj, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Alfred Ahmetcenaj, zhvilloi një takim me qytetar dhe sipërmarrës në zonën e Astirit në Tiranë.

Basha përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament.

“Për sipërmarrësit: Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël, lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme. Për familjet shqiptare: Subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë. Për të rinjtë: 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat dhe shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik“, tha ai.