string(72) "basha-ne-londer-emigracioni-masiv-pasoje-direkte-e-deshtimit-te-qeverise"

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2025 19:32

Basha në Londër: Emigracioni masiv, pasojë direkte e dështimit të qeverisë

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2025 19:32

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Londër, ka deklaruar se emigracioni masiv është pasojë direkte e dështimit të qeverisë Rama dhe korrupsionit sistematik që ka kapur shtetin shqiptar.

Në fjalën e tij, Basha vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë si pasqyra e shpresës dhe forcës së qytetarit shqiptar, që edhe në kushte të vështira, larg vendit të tyre, arrijnë të ndërtojnë një jetë të denjë dhe të mbajnë lidhjen me Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, zbrazja e qyteteve dhe ikja e shqiptarëve nuk janë rastësi, janë pasojë e një sistemi të kalbur nga korrupsioni.

Basha tha se “arsyet pse shqiptarët po largohen lidhen me mungesën e drejtësisë, arsimit cilësor, tregut të punës me paga dinjitoze dhe kushteve të barabarta që do t’i lejonin të rinjtë të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre”.

Ai tha se integrimi europian i Shqipërisë dhe korrupsioni janë në konflikt interesi.

Basha shprehu angazhimin për themelimin e njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura, e cila do të gjurmojë hajdutët që janë pasuruar me politikë dhe pasuritë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve.

“Angazhimi ynë në 1 qershor, është themelimi i njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura. Pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe këto pasuri, siç e dini fare mirë ju vëllezërit dhe motrat tona në Londër, nuk janë vetëm në Shqipëri, nuk janë vetëm në Tiranë apo në bregdet, janë dhe jashtë Shqipërisë. E dini fare mirë ju. Janë dhe këtu në Londër. Dyqane, prona të patundshme. Politikanëve shqiptarë me 2 mijë euro në muaj sa dyqane mund të blesh në Londër? Sa biznese të suksesshme mund të kesh në Londër me 1800 euro në muaj saç është rroga e drejtorit të tatimeve? Se i bie që çmimet këtu të jenë më të ulëta se në Pukë. Apo jo? Unë e di që në UK, është pak më shtrenjtë se në Pukë, apo jo? E pra, nëjsia e rikuperimit të pasurive të vjedhura ka këtë detyrë: Të gjurmojë me mjete active të hetimit pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë që në fakt nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë tuaja, janë pasuritë e të afërmve tuaj”, tha Basha.