Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur ditën e sotme nga kisha e ‘Shën Palit’ në Tiranë.
Basha uroi çdo besimtar të krishterë dhe theksoi se dita e festës le të jetë një reflektim për një ndryshim pozitiv.
“Sot është një ditë e veçantë, në radhë të parë për besimtarët e krishterë: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar Pashkët. Kjo ditë është simbol i ringjalljes, që ka kaq shumë domethënie për ju. Sjelltë paqe në familjet tuaja. Por, së dyti dhe po kaq e rëndësishme, uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë. Të jetë një reflektim se pas errësirës vjen shpresa, se ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur.”-tha Basha.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...