string(81) "basha-programi-yne-mundesi-per-te-gjithe-kredi-pa-interes-per-30000-cifte-te-reja"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 13:46

Basha: Programi ynë, mundësi për të gjithë! Kredi pa interes për 30,000 çifte të reja

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 13:46

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Njësinë 5 të Tiranës, ku prezantoi programin e tij ekonomik dhe angazhimin për drejtësi dhe mirëqeverisje, në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë takimit, Basha theksoi se korrupsioni i qeverisë është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe se zgjidhja është një ndryshim rrënjësor.

Lexo Edhe:

“Korrupsioni i qeverisë është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Zgjidhja nuk janë arnimet, por një ndryshim rrënjësor”, tha Basha. Ai shpjegoi se programi i Koalicionit Euroatlantik fokusohet te mbështetja e qytetarëve dhe ekonomisë reale, duke prezantuar Fondin për Mirëqenien e Familjes, i cili ofron mbështetje për familjet shqiptare, përfshirë 2,000 euro për çdo bebe të porsalindur dhe mbulim të plotë të interesit të kredisë për 30 mijë çifte të reja.

Një tjetër pikë e rëndësishme e programit është fuqizimi ekonomik i grave, me një grant prej 5 milionë eurosh për krijimin e 1,000 bizneseve nga gratë sipërmarrëse dhe mbështetje për gratë në artizanat dhe bujqësi. Basha nënvizoi gjithashtu uljen e taksave dhe heqjen e taksës mbi karburantet si pjesë të politikave fiskale për të mbështetur ekonominë.

Ne kemi një program të qartë që flet për drejtësinë, për çmimet, për pagat, për mbështetje për familjet dhe për një ekonomi që u jep mundësi të gjithëve, shtoi ai.