Basha thotë se Kurti “luajti poteza të arsyeshme” në Bruksel, nuk paraqiti kushte por kërkoi garancë nga BE-ja - Gazeta Express
string(107) "basha-thote-se-kurti-luajti-poteza-te-arsyeshme-ne-bruksel-nuk-paraqiti-kushte-por-kerkoi-garance-nga-be-ja"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 7:48

Basha thotë se Kurti “luajti poteza të arsyeshme” në Bruksel, nuk paraqiti kushte por kërkoi garancë nga BE-ja

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 7:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzoi të ketë një takim bilateral me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, derisa ka thënë se kryeministri kosovar ka kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian

Basha në ATV, tha se “BE-ja është garantuese, prandaj Kurti ia ka kërkuar garancën”, duke thënë se nuk ishin kushte.

Lexo Edhe:

“Ka shumë rëndësi që Vuçiqi nuk vë nënshkrim në marrëveshje. E dyta,  letra e Bërnabiqit, tregon që ata nuk po duan të respektojnë marrëveshjen që BE-ja po thotë ekziston. Pa e tërheq ata atë letër… se në udhë pa kry ka hy Serbia dhe është e vetmja që ka refuzuar të respektojë marrëveshjen, edhe ka shkelur disa pika, edhe ka çuar letër kinse ne nuk e njohim”, u shpreh Basha.

Basha tutje tha se “kryeministri Kurti luajti poteza të arsyeshme në Bruksel”.

Deputeti i VV-së, mes tjerash, ka thënë se BE-ja ka dështuar në shumë aspekte.

“Dështimi i diplomacisë vjen nga Lajçaku dhe Borrelli. Duhet me i ndërru njerëzit dhe çasjen. Nëse nuk kanë arritur me bind Serbinë me implementu një marrëveshje që Serbia e Kosova sot e kanë, atëherë dështimi është te BE-ja që s’po mbërrin me bind Serbinë e për më tepër po e ledhaton atë”, u shpreh Basha.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se sot në Bruksel nuk është mbajtur takim trepalësh, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell gjatë një konference për media.