“Bashkë për Ukrainën”, Majlinda Kelmendi ushtron me xhudisten ukrainase - Gazeta Express
string(68) "bashke-per-ukrainen-majlinda-kelmendi-ushtron-me-xhudisten-ukrainese"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/04/2022 12:37

“Bashkë për Ukrainën”, Majlinda Kelmendi ushtron me xhudisten ukrainase

Sporte tjera

Gazeta Express

15/04/2022 12:37

Ekipi i Kosovës në xhudo po stërvitet në OTC Tata Hungari.

Atje gjendet edhe legjenda e këtij sporti, Majlinda Kelmendi, e cila u takua me kampionen ukrainase, Daria Bilodid, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka e publikoi foton e Kelmendit me Bilodid, pas një lufte që bënë të dyja në stërvitje.

“Xhudistja Ukrainase një superyll i sportit tonë tashmë refugjate si shkak i luftës në vendin e saj!Së shpejti do ti kemi Bilodid dhe xhudistë tjerë në Kosovë”, shkroi Kuka.

Kujtojmë se miliona njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të muajit shkurt. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement