Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Pejë.
Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.
Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe.
E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 17.03.2026 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe. E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...