Bashkimi bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(31) "bashkimi-behet-me-trajner-te-ri"

Basketboll

Gazeta Express

01/03/2022 15:25

Bashkimi bëhet me trajner të ri

Basketboll

Gazeta Express

01/03/2022 15:25

Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri.

Klubi prizrenas ka njoftuar se detyrën e kreut të shtabit teknik ia ka besuar trajnerit, Darko Radulovic, shkruan “Gazeta Express”.

Ai do t’i drejtojë prizrenasit deri në fund të këtij sezoni.

Në të kaluarën, Radulovic ka qenë trajner i skuadrës shkupjane, MZT Skopje.

Gjithashtu, e kishte një të shkuar edhe te Vardari i Shkupit.

Prizrenasit ia kanë uruar mirëseardhjen trajnerit të ri.

Ditë më parë, Bashkimi i ndau rrugët me trajnerin e deritashëm, Branimir Pavic, pas rezultateve të zbehta në javët e fundit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement