Branimir Pavic nuk është më trajner i Bashkimit.
Klubi prizrenas ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është ndarë me trajnerin e deritashëm, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipit Portokalli nuk po i ecin punët shumë mirë në Art Motion Superligë, ku aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në tabelë.
Andaj, prizrenasit e panë të nevojshme dhe të domosdoshme që të bëhen ndryshime në krye të shtabit teknik.
Bashkimi ka njoftuar se shumë shpejt do të zgjedhë trajnerin e ri.
Prizrenasit synojnë të përfundojnë në “play-off”.
Ata shkuan deri në finale të Kupës, por u mposhtën aty nga Trepça. /Gazeta Express/