Bashkimi ndahet me trajnerin, e rikthen një basketbollist - Gazeta Express
string(56) "bashkimi-ndahet-me-trajnerin-e-rikthen-nje-basketbollist"

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 14:00

Bashkimi ndahet me trajnerin, e rikthen një basketbollist

Basketboll

Gazeta Express

30/12/2024 14:00

Klubi i basketbollit Bashkimi ka bërë ndryshime sot, në shtabin teknik dhe në ekip.

Prizrenasit kanë njoftuar se janë ndarë me trajnerin Darko Radulovic, me një marrëveshje të dyanshme, ndërsa e kanë falënderuar atë për punën dhe për kontributin e bërë në ekip, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, klubi Portokalli tutje ka shtuar se trajnerin e ri do ta prezantojë në ditët në vazhdim.

Bashkimi e kishte nisur furishëm sezonin e ri me trajnerin maqedonas duke i regjistruar shtatë fitore radhazi, por më pas i pësuan pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe kjo bëri që palët ta mbyllin bashkëpunimin e dytë mes tyre, pas atij të vitit 2022.

E në ndërkohë, prizrenasit kanë njoftuar, po ashtu përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer basketbollistin Erick Copes, të cilit i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese me ekipin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement