KB Bashkimi është përforcuar me një tjetër basketbollist të huaj.
Bëhet fjalë për Dajuan Graf, i cili edhe më herët ka luajtur në Kosovë – shkruan Gazeta Express.
Fundori amerikan ishte pjesë e Golden Eagle Ylit në sezonin e kaluar, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit.
Graf me klubin prizrenas ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit.
Dajuan Graf pritet të debutojë me Bashkimin në fundjavë, në ndeshjen kundër Pejës.
/Gazeta Express/