Bashkimi rikthehet tek fitorja në përballjen ndaj Vëllaznimit - Gazeta Express
string(61) "bashkimi-rikthehet-tek-fitorja-ne-perballjen-ndaj-vellaznimit"

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2024 21:50

Bashkimi rikthehet tek fitorja në përballjen ndaj Vëllaznimit

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2024 21:50

Pas pesë humbje rresht, skuadra e Bashkimit u rikthye tek fitorja në duel ndaj Vëllaznimit me rezultatin 78:64.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, të cilët fituan periudhën e parë 13:20, por në të dytin u rikthyen vendësit 26:15, duke shkuar në pushim me epërsi, shkruan Gazeta Express.

Loja e mirë e prizrenasve vazhdoi edhe në periudhën e tretë, duke e mbyllur atë me nëntë pikë avantazh 22:13.

Në pjesën e fundit, Bashkimi e mbajti avantazhin dhe në fund korri fitore të merituar.

Më i miri te Bashkimi ishte Erik Copes me 23 pikë, kurse te Vëllaznimi u dallua Samuel Sessoms me 18 pikë.

Portokallezinjtë kanë pesë fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e nëntë humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement