Basketbollisti i Rahovecit humbi gjyshen dhe dajën sot, por gjen forcë për të luajtur në derbin e madh ndaj Pejës - Gazeta Express
string(112) "basketbollisti-i-rahovecit-humbi-gjyshen-dhe-dajen-sot-por-gjen-force-per-te-luajtur-ne-derbin-e-madh-ndaj-pejes"

Basketboll

Gazeta Express

26/03/2022 18:02

Basketbollisti i Rahovecit humbi gjyshen dhe dajën sot, por gjen forcë për të luajtur në derbin e madh ndaj Pejës

Basketboll

Gazeta Express

26/03/2022 18:02

Sot është ditë e vështirë për yllin e KB Rahovecit, Musab Mala pasi në të njëjtën ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe daja i tij.

Një gjë të tillë Mala e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Musabi ka vendosur të luftojë dhimbjen dhe është nisur për në Rahovec ku do t’i bashkohet skuadrës në derbin e madh ndaj Pejës, raporton Rahoveci24.

Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në kuadër të javës së 24-të.

Musab Mala është basketbollist 25-vjeçar nga Mitrovica që luan në pozitën e organizatorit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement