Basti i madh u fitua kur Uzuni shënoi gol në minutën e 92-të te ndeshjes
Një bastvënës ka fituar ‘bastin e vitit’ pasi një kombinimi të çmendur me katër ndeshje që rezultoi fitues, falë një goli të vonë që e shënoi sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni. .
Ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe kualifikueset e Kupës së Botës ishin në qendër të vëmendjes fundjavën e kaluar, teksa Thomas Tuchel nisi epokën e tij te Anglia me dy fitore radhazi kundër Shqipërisë dhe Letonisë.
Tre Luanët mposhtën Shqipërinë 2-0 të premten e kaluar, përpara se të siguronin një fitore 3-0 ndaj Letonisë të hënën.
Shqipëria u rikthye nga humbja në Wembley duke mposhtur Andorrën me rezultatin 3-0.
Ndërkohë, në Grupin G, Polonia triumfoi 2-0 ndaj Maltës, me Karol Swiderski që realizoi një dygolësh.
Në Grupin H, Bosnja dhe Hercegovina mundi Qipron me rezultatin 2-1, me Haris Hajradinovic që shënoi golin e fitores në minutën e 52-të.
Si u fitua ky bast i jashtëzakonshëm?
Një bastvënës me fat parashikoi saktësisht rezultatet e katër ndeshjeve dhe vendosi një bast prej 20£, duke përfituar nga një kuotë mahnitëse prej 674/1.
Falë një goli të Myrto Uzunit në minutën e 92-të në fitoren e madhe të Shqipërisë ndaj Andorrës, basti i tij rezultoi fitues dhe i solli 28,690£.
Në rrjetet sociale, William Hill publikoi një foto të biletës së bastit të fituar, duke shkruar:
“Një gol në minutën e 92-të nga Shqipëria, duke kthyer 20£ në 28,690£! Një tjetër ditë, një tjetër fitues i madh – kësaj here nga një prej dyqaneve tona në Dagenham”.
Bastvënësi duhet t’i jetë mirënjohës Uzunit, i cili siguroi fitoren me golin e tij në kohën shtesë.
Anglia fiton përsëri, por Tuchel kërkon më shumë
Fitorja 3-0 e Anglisë ndaj Letonisë erdhi vetëm disa ditë pas triumfit 2-0 kundër Shqipërisë.
Pavarësisht fillimit të suksesshëm, Thomas Tuchel kërkon më shumë nga skuadra e tij.
Pas fitores së parë, ai tha për ITV:
“Mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. E nisëm mirë, kishim 7-8 minuta me 100% kontroll të topit, me shumë pasime dhe energji të lartë. Kundërshtari ishte i vështirë për t’u thyer pasi mbrohej thellë. Në Europianin e kaluar ata arritën të mos pranonin shumë raste”, tha ai.
“Në pjesën e dytë, m’u dukëm të ngadaltë dhe nuk bëmë mjaftueshëm lëvizje pa top për të depërtuar në mbrojtjen e tyre”.
Anglia siguroi një tjetër fitore të pastër ndaj Letonisë, me Reece James, Harry Kane dhe Eberechi Eze që shënuan emrat e tyre në listën e golashënuesve. /GazetaExpress/