Batanijen që shqiptarët ia dhanë babait të saj gjatë luftës, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së e nis për Shqipëri - Gazeta Express
string(108) "batanijen-qe-shqiptaret-ia-dhane-babait-te-saj-gjate-luftes-vajza-e-ish-ushtarit-te-uck-se-e-nis-ne-shqiperi"

Gazeta Express

28/11/2019 8:37

Batanijen që shqiptarët ia dhanë babait të saj gjatë luftës, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së e nis për Shqipëri

Gazeta Express

28/11/2019 8:37

Kosovarët po vazhdojnë t’u qëndrojnë afër vëllezërve e motrave shqiptare, pas tragjedisë së djeshme. Në mënyra të ndryshme, e aq sa po kanë mundësi të gjithë po ndihmojnë.

E, një vepër humane dhe mjaft domethënëse, ka vendosur ta bëjë si shenjë falënderimi edhe vajza e ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj.

Batanijen që babai i saj e ka përdorur gjatë luftës kur ka qenë në Shqipëri, të cilën ia kanë dhuruar shqiptarët gjatë viteve 1998 – 1999, Erita ka shprehur dëshirë ta dhurojë për ndonjë të pastrehë që po e kalon natën nën qiell të hapur.

Nuk është Erita e vetmja që po bën një gjest kaq human, shumë të rinj në çdo qytet të vendit tonë, nuk po rri duarkryq.

Madje, edhe një shitës i krem-bananeve në Prishtinë, dje dhuroi fitimet e tij të ditës prej 5 eurove për shqiptarët.

Vepra si këto, na bëjnë të ndihemi krenarë dhe më të bashkuar se kurrë më parë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement