string(76) "batatina-e-arrin-finalen-e-katert-e-kerkon-kupen-e-trete-brenda-pese-vjeteve"

Batatina e arrin finalen e katërt, e kërkon kupën e tretë brenda pesë vjetëve

Futboll

Gazeta Express

23/04/2025 22:55

Trajneri Tahir Batatina dhe skuadra e Llapit kanë siguruar një tjetër arritje të madhe në futbollin kosovar, duke u kualifikuar për herë të katërt në finalen e Kupës së Kosovës.

Kjo e bën Batatinën një nga trajnerët më të suksesshëm në këtë kompeticion, duke ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm dhe me trofe me ekipin llapjan.

Lexo Edhe:

Bilanci i deritanishëm në finalet e mëparshme është dy fitore dhe vetëm një humbje. Llapi triumfoi në dy edicione rradhazi, duke treguar një stabilitet të jashtëzakonshëm në garat me eliminim direkt.

Tani, synimi është trofeu i tretë në pesë vitet e fundit, një objektiv që do të kërkohet me shumë vendosmëri në finalen ndaj Prishtinës.

Finalet e Llapit në Kupën e Kosovës:

  • 2016/17: Besa – Llapi 1:1 (Besa fiton me penallti 4:2)
  • 2020/21: Llapi – Dukagjini 1:1 (Llapi fiton me penallti 4:3)
  • 2021/22: Llapi – Drita 2:1
  • 2024/25: Llapi – Prishtina (në pritje)

Tahir Batatina ka ndërtuar një ekip që jo vetëm që lufton për trofe, por edhe i fiton ato. Ai e ka përkufizuar më së miri këtë mentalitet me një deklaratë tashmë ikonike: “Vetëm unë dhe Mourinho nuk i luajmë finalet, por i fitojmë ato.”