string(113) "batatina-per-express-te-gjithe-klubet-jemi-bashke-kunder-kesaj-goditjeje-ndaj-futbollit-mund-ti-ndalim-edhe-garat"

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 16:50

Batatina për “Express”: Të gjithë klubet jemi bashkë kundër kësaj goditjeje ndaj futbollit, mund t’i ndalim edhe garat  

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 16:50

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka konfirmuar se të gjithë klubet do të mblidhen së bashku, për të biseduar rreth vendimit të MKRS-së për ndaljen e benefiteve nga Ligji i Sponsorizimit.

MKRS-ja konfirmoi në Emisionin Favorit të dielën – përmes Fidan Shatrit – se klubeve nuk do t’u dalin përfitimit nga Ligji i Sponsorizimit, nëse nuk përsëritet Kuvendi i Punës i FFK-së, për të cilin MKRS-ja kishte gjetur parregullsi.

Lexo Edhe:

Batatina thotë se kjo është një goditje për futbollin e Kosovës dhe se të gjithë klubet së shpejti do të mblidhen së bashku, për të marrë një vendim rreth kësaj.

“Me të gjitha klubet kam biseduar sot dhe shpejt do të kemi një takim, me i ndalë të gjitha garat, sepse kjo është një goditje e madhe për futbollin”, ka thënë ai për “Gazetën Express”.

Mbi 20 milionë euro janë ndarë për sportin kosovar në vitin 2024 në bazë të marrëveshjeve të realizuara sipas këtij ligji në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vetëm FC Prishtina e ka realizuar të hyra prej 1 milion e 113 mijë eurosh në vitin 2024./GazetaExpress/