string(57) "bayern-munich-vjen-me-oferte-per-perisic-interi-e-refuzon"

Bayern Munich vjen me ofertë për Perisic, Interi e refuzon

Gazeta Express

01/09/2020 16:00

Bayern Munich i ka bërë Interit ofertë në vlerë 12 milionë euro për Ivan Perisic, e cila nuk i është pranuar, sepse gjiganti italian i do të paktën 15 milionë euro për kroatin.

Perisic e kaloi sezonin e fundit në Bayern, ku e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligë, dhe falë paraqitjeve bindëse, klubi gjerman dëshiron ta blejë përfundimisht, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazeta gjermane Bild shkruan se pavarësisht refuzimit të ofertës, Interi po i vazhdon bisedimet me Bayernin, i cili po përfaqësohet nga vet presidenti Karl-Heinz Rummenigge.

Inter këmbëngul se Perisic kushton të paktën 15 milionë euro dhe palët po bisedojnë për ta gjetur një marrëveshje.

Bisedimet do të vazhdojnë, duke e parë vullnetin e të dy palëve për ta gjetur një ujdi të kënaqshme për të gjithë. /Gazeta Express/