string(59) "bayerni-fiton-ngushte-ndaj-st-paulit-marshon-drejt-titullit"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2025 17:37

Bayerni fiton ngushtë ndaj St Paulit, marshon drejt titullit

Futboll

Gazeta Express

29/03/2025 17:37

Bayern Munich ka bërë një tjetër hap drejt titullit të kampionit në Bundesligë.

Bavarezët shënuan fitore 3:2 në shtëpi ndaj St. Paulit, në kuadër të javës së 27-të.

Lexo Edhe:

Harry Kane kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Por, shifrat u barazuan shpejt nga Saad që shënoi në minutën e 27-të.

Leroy Sane riktheu epërsinë e Bayernit në minutën e 53-të, kurse gjermani realizoi sërish në të 71-tën për 3:1.

Krejt në minutën e tretë shtesë, St. Pauli e ngushtoi rezultatin nëpërmjet Ritzka, por ishte e pamundur të fitonte të paktën një pikë nga ky duel.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Bayer Leverkuseni.

Në anën tjetër, St. Pauli mbetet i 15-ti me 25 pikë, vetëm tri larg zonës së rrezikshme.