string(41) "bayerni-merr-fitore-te-lehte-ndaj-mainzit"

Bayerni merr fitore të lehtë ndaj Mainzit

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 17:46

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Mainz në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman.

Golin e epërsisë bavarezët e shënuan në minutën e 27-të kur Konrad Laimer bëri një asistim të bukur për Leroy Sane i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Lexo Edhe:

Ishte pikërisht Laimer ai i cili asistoi edhe tek goli i dytë të cilin e shënoi francezi Michael Olise në minutën e 40-të për rezultatin 2-0.

Në minutën e 56-të mysafirët patën një rast ideal për të ngushtuar epërsinë, por goditjen e dënimit të Nadiem Amirit e ndali për mrekulli Jonas Urbig.

Sane pati mundësinë në minutën e 79-të që të realizojë një super gol, por goditja e tij e fuqishme u ndal nga shtylla.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Eric Dier i cili në minutën e 84-të realizoi për 3-0 me kokë pas asistimit të Olise.

Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 75 pikëve të grumbulluara, tetë më shumë se Bayer Leverkuseni në vendin e dytë që ka 67 sosh.