string(68) "bdi-i-reagon-nikollovskit-pse-kjo-urrejtje-dhe-hakmarrje-ndaj-bdi-se"

BDI i reagon Nikollovskit: Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së?

Maqedoni

Gazeta Express

29/04/2025 14:34

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në është vetëvrasje politike”.

Nga BDI thonë se kjo vjen pasi ata si parti promovojnë një shtet të barabartë, mbrojnë karakterin multietnik, dhe hapin, siç thonë portat euroatlantike.

Lexo Edhe:

“Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve? E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”. E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale. E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit. E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë. E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe shoviniste të kësaj qeverie antishtetërore.VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve.Shqiptarët do të vendosin vetë”, thonë nga BDI.