Nga BDI e kanë kritikuar vizitën njëjavore të ekipit të qeverisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi dhe Dubai. Integristët thonë se vizita po bëhet pa praninë e asnjë përfaqësuesi nga partitë politike shqiptare që janë pjesë e qeverisë.
“Ky veprim përbën edhe një fyerje tjetër në vargun e nënçmimeve dhe demonstrim të mosrespektit ndaj partnerëve të koalicionit dhe, më me rëndësi, ndaj popullit shqiptar në vend. Ky delegacion nuk ishte turistik, por shtetëror – me ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ekonomike dhe politike të shtetit tonë. Injorohen ekspertët tanë, sektori ynë i biznesit, diaspora jonë dhe kontributi ynë në shtet”, thonë mes tjerash nga BDI.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...