string(118) "be-formimi-me-shpejtesi-i-institucioneve-ne-interes-te-kosoves-eshte-me-rendesi-edhe-per-reformat-dhe-planin-e-rritjes"

BE: Formimi me shpejtësi i institucioneve, në interes të Kosovës – është me rëndësi edhe për reformat dhe Planin e Rritjes

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 14:41

Bashkimi Europian ka thënë se është në interes të Kosovës që formojë me shpejtësi institucionet e saj në mënyrë që të ketë progres në zbatimin e reformave të BE-së dhe po ashtu për Planin e Rritjes.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Guillaume Mercier, tha se në parim nuk komentojnë në punë të brendshme të Kosovës “siç bëjmë me çdo partner”.

Lexo Edhe:

“Është në interes të Kosovës që të formojnë me shpejtësi institucionet. Është e rëndësishme për të arritur gjithashtu reformat e BE-së dhe të lëvizë përpara në këtë rrugë”.

Ai tha se formimi i institucioneve në Kosovë është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i Rritjes.

“Kosova duhet të konstituojë Parlamentin që të punojë në këtë drejtim po ashtu”, tha ai.

Kuvendi s’ka arritur ende të konstituohet edhe pas përpjekjes së pestë të mërkurën, e cila u ndërpre për të vazhduar të premten./Express/