Ish-konkurrenti i Përputhen, Beart Rexhepi ka konfirmuar për të dytën herë përfundimin e lidhjes së tij me Tea Trifoni.
Bearti përmes një postimi në Instagram thotë se gjithçka ka marrë fund mes tyre.
Ai thotë se nuk dëshiron dramë e vëmendje, por të mbyllet ky kapitull përgjithmonë.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me mbyll këtu ketë kapitull edhe mos me hap më asnjëherë”, ka shkruar Bearti.

Kujtojmë se ka disa ditë që po flitet për ndarjen e tyre, dhe po raportohet se kjo ndarje ndodhi gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll.
Tea dhe Bearti e bën lidhjen e tyre publike pasi dolën nga emisioni Përputhen.
Nga një çift që ndanin gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, ata tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...