Befasohet tenistja numër një e botës në Australian Open - Gazeta Express
string(55) "befasohet-tenistja-numer-nje-e-botes-ne-australian-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/01/2024 22:01

Befasohet tenistja numër një e botës në Australian Open

Sporte tjera

Gazeta Express

20/01/2024 22:01

Befasia e madhe ka ndodhur në turneun e tenisit në Autralian Open.

Tensitja polake, Iga Swiatek, numër 1 në renditjen botërore, u eliminua në raundin e tretë të turneut.

Swiatek u befasua nga çekja 19-vjeçare Linda Noskova, numër 50 në renditje, e cila fitoi 1-2 me sete, 3-6, 6-4 dhe 6-4.

Noskova ndërpret kështu serinë prej 18 fitoresh radhazi të Swiatek në 2 orë e 22 minuta lojë.

Kundërshtarja e radhës e 18-vjeçares do të jetë ukrainasja, Elina Svitolina, e cila mundi zviceranen, Viktorija Golubic me rezultatin 2-0 (6-2, 6-3).

Advertisement
Advertisement
Advertisement