string(47) "begaj-e-rama-urojne-qytetaret-per-diten-e-veres"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 9:25

Begaj e Rama urojnë qytetarët për Ditën e Verës

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 9:25

Sot festohet Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama e kanë nisur ditën me një urim për festën që shënon ardhjen e pranverës.

Lexo Edhe:

Krahas shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës, Begaj shkruan në Facebook: “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”

Ndërsa Rama ka ndarë një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, me të gjithë elementët e kësaj feste. “MIRËMËNGJES, dhe Gëzuar Ditën e Verës!”, ka shkruar ai.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.