Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën sot emancipuesin e tyre shpirtëror - Gazeta Express
string(81) "begaj-per-vdekjen-e-kadarese-shqiptaret-humben-sot-emancipuesin-e-tyre-shpirteror"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 10:06

Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën sot emancipuesin e tyre shpirtëror

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 10:06

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ai ka shkruar se shqiptarët sot humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.

Lexo Edhe:

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”

Kadare ka vdekur sot në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në moshën 88-vjeçare.