Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.
E në emisionin e sotëm, Granit Begolli tha se Shqipëria problemin më të madh do ta ketë me Spanjën.
“Shqipëria duhet të synojë të fitojë ndeshjen e parë ndaj Italisë, edhe atë ndaj Kroacisë, pastaj me Spanjën do ta ketë shumë problem”, tha ai.
Në vazhdim, ai tregoi pse Spanja do të jetë problem për kombëtaren shqiptare.
“Spanja luan një lojë të shpejtë, precize, me shumë posedim dhe Shqipëria nuk do të mundet t’i përballojë këtij sistemi të lojës”, përfundoi ai./GazetaExpress/