Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Begolli foli me fokus të veçantë për ndeshjen Spanjë – Francë.
“Mungesa e Carvajalit do të jetë e madhe për Spanjën. Krahu i djathtë prej Navasit nëse mbulohet do të jetë pika e dobët e Spanjës në takimin ndaj Francës, t’u e ditë që këta të fundit e kanë Mbappen në ekip”, tha ai.