Begolli: Trajneri i Francës u tregua frikacak, s’ndryshoi asgjë për të synuar fitoren - Gazeta Express
string(82) "begolli-trajneri-i-frances-u-tregua-frikacak-sndryshoi-asgje-per-te-synuar-fitoren"

Sport

Gazeta Express

09/07/2024 23:57

Begolli: Trajneri i Francës u tregua frikacak, s’ndryshoi asgjë për të synuar fitoren

Sport

Gazeta Express

09/07/2024 23:57

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.

Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.

Trajneri Granit Begolli po ashtu komentoi ndeshjen e parë gjysmëfinale, atë mes Spanjës dhe Francës.

Ai e cilësoi si frikacak trajnerin e Francës, i cili s’ndryshoi asgjë në fushë e lojës.

“Deschamps u tregua frikacak, s’ndryshoi skemën e lojës, madje në minutat e fundit të ndeshjes, topin më shumë e mbante Spanja sesa Franca.”

Ai shtoi më tutje duke thënë se Spanja me plotë meritë ka shkuar tutje.

“Spanja e ka merituar plotësisht, duke u bazuar në rrugëtimin dhe performancat deri në finale”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement