Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut - Gazeta Express
string(52) "behen-34-vjet-nga-deklarata-kushtetuese-e-2-korrikut"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 8:17

Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 8:17

Sot mbushen 34 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Lexo Edhe:

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.