Deputeti i ri i zgjedhur i PDK’së, Artan Behrami, në emisionin SPECIALE të T7 tha se Kurti dhe VV e “kanë marrë kuvendin peng”.
“Albin Kurtit nuk i intereson shtrenjtimi i energjisë elektrike, as sanksionet, as prishja e raporteve me SHBA, as rritja e dhunës dhe vrasjeve të grave, as siguria e fëmijëve tonë nëpër shkolla, as përmirësimi i gjendjes në ekonomi”, tha ai.
Sipas Behramit, preokupimi i vetëm i Kurtit është “si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare”.
Behrami u pyet nëse kanë shkuar në sallë deputetët e VV’së.
“Ata do të vijnë, por rezultati do të jetë i njëjtë”, tha ai.
Behrami shtoi se Albulena Haxhiu është “epiqendra e përcarjeve”.