string(64) "beke-berisha-edhe-fitore-pacollin-do-ta-votoja-jam-goxha-praktik"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 12:13

Bekë Berisha: Edhe Fitore Pacollin do ta votoja, jam goxha praktik

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 12:13

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh i hapur për të votuar kandidatin e mazhorancës për kryeparlamentar, porse tha se duhet gjetur një taktikë, qoftë me pozitën apo opozitën.

“Është hera e gjashtë, që po dështon. Mendoj që nuk ka askush ndonjë strategji apo taktikë, por jemi mbetur kështu. Tash po shihet që po duan ta lënë kështu. Kjo pesha e fajit më e madhe është e këtyre që i kanë 42 vota, plus aleatët e vet”, tha Berisha.

Lexo Edhe:

I pyetur se a do ta votonte personalisht për ndonjë emër tjetër të LVV-së, ai tha se është “goxha praktik”.

“Për besë unë jam duke shikuar, edhe Fitore Pacollin e kisha votuar. Edhe e kisha votuar ndonjë tjetër. Unë jam goxha praktik”, tha Berisha.