Futbollisti i ri, Belgin Jashari e ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai ndër tjera tregoi edhe ekipin e tij të zemrës dhe futbollistin kosovar që i pëlqen më së shumti.
“Me sport, e para e pikës du me i bo prindërit krenar se këta deri këtu më kanë dhënë mbështetje në shumë gjëra, përkrahje e motiv për me vazhdu me futboll. Kam qejf për me lujt për Kombëtaren e Kosovës, me ma dhanë mundësinë edhe tjetra kam qejf me lujt për Napolin sepse është ekipi im i zemrës. Më pëlqen ekipi, më pëlqen komunikimi i trajnerit me lojtarët, është ekip i mirë. Edon Zhegrova më pëlqen sepse është teknikash i mirë”, tha Jashari.