string(95) "belgin-jashari-ne-frontal-nena-me-thote-se-te-gjithe-do-te-krenohen-me-mua-kur-te-jem-te-kosova"

Belgin Jashari në “Frontal”: Nëna më thotë se të gjithë do të krenohen me mua, kur të jem te Kosova

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 17:42

Futbollisti 15-vjeçar i Fushë Kosovës U15, Belgin Jashari është i ftuar në emisionin “Frontal” në T7.

Ai para më shumë se një jave është sulmuar në fushën e lojës nga një prind i një fëmiu tjetër, duke e goditur me shqelm.

Lexo Edhe:

Për këtë, sulmuesi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Belgini në “Frontal” ka treguar se çka bën si rutinë, sa herë kthehet në shtëpi nga ndeshjet e luajtura.

“Kur shkoj në shtëpi, unë gjithmonë ulem e i tregoj se çka ka ndodhë atë ditë, ajo më pyet se me çfarë rezultati u mbyll ndeshja e sa gola i kam shënuar. Kur i tregoj se më kanë sharë, më thotë se ata do të turpërohen e do t’i bien pishman, sepse do të jesh te komëbtarja e Kosovës”, tha ai.