KFOR përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X kanë njoftuar se shteteve kontribuese me trupa ushtarake, u janë shtuar edhe tri shtete të reja. Bëhet fjalë për Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, shkruan Gazeta Express.
“Mirëseardhje për Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën, si shtete të reja kontribuese me trupa në misionin e KFORit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur që këto tri shtete i bashkohen KFOR-it dhe ka thënë se tani KFOR-i numëron 32 shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake. /GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...