Aktori i njohur dhe komediani Ben Stiller ka ndarë së fundmi një rrëfim emocional për vajzën e tij, Ella, duke e cilësuar si vendimin më të keq që ka marrë ndonjëherë si prind.
Në dokumentarin e tij të ri “Stiller & Meara: Nothing Is Lost”, 59-vjeçari zbuloi se kishte vendosur ta hiqte vajzën nga filmi i vitit 2013, The Secret Life of Walter Mitty, të cilin e drejtoi dhe ku luajti rolin kryesor. Ella duhej të interpretonte versionin më të ri të karakterit Odessa Mitty, motrës së personazhit të Stiller.
“Të hoqa nga filmi The Secret Life of Walter Mitty. Ishte ndoshta vendimi më i keq që kam marrë ndonjëherë në jetën time,” pranoi Stiller në dokumentar.
Megjithëse vendimi e shqetësoi shumë, Ella, e cila tani ka 23 vjet, nuk e mbajti mend me zemërim. Ajo i tha të atit se gjatë xhirimeve kishte qenë shumë e frikësuar dhe se skena nuk kishte pasur ndonjë kuptim të madh për filmin.
Stiller shtoi se vendimi kishte një kuptim më të thellë për të personalisht.
“Për mua, shkon më thellë. Lidhet me problemet e mia me obsesionin për punën dhe perfeksionin tim,” shpjegoi ai.
Gjithashtu, aktori reflektuar mbi mënyrën se si perfeksionizmi i tij shpesh ndikon në marrëdhëniet personale, duke e vendosur pasionin për karrierën përpara familjes, një mësim që ai tani e konsideron të rëndësishëm për të ndërtuar lidhje më të forta me vajzën e tij.
Ben Stiller, fitues i çmimit Emmy dhe i çmimit Charlie Chaplin, ka ndërtuar një karrierë 10-vjeçare të suksesshme, por ky rrëfim tregon se edhe ikonat e humorit dhe aktrimit nuk janë të imunizuar ndaj sfidave personale si prindër. /GazetaExpress/