Berat Gjimshiti me gjest të madh, i dhuron atlete futbolli KF Tërnocit - Gazeta Express
string(69) "berat-gjimshiti-me-gjest-te-madh-i-dhuron-atlete-futbolli-kf-ternocit"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 20:55

Berat Gjimshiti me gjest të madh, i dhuron atlete futbolli KF Tërnocit

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 20:55

Kapiteni dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka bërë një gjest të madh për klubin e Tërnocit, që i zhvillon garat në kategorinë e pestë të futbollit serb.

Mbrojtësi i Atalantës i ka dhuruar atlete futbolli të gjithë ekipit të parë të Tërnocit.

Kështu ka njoftuar vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.

“Faleminderit Kapiten!

Një falënderim i veçantë për Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe bashkëvendasin tonë, i cili na ka dhuruar atlete futbolli të markës më të njohur për të gjithë ekipin e parë të KF Tërnocit.

Ky gjest tregon zemrën e madhe dhe dashurinë që ka për vendlindjen dhe futbollin tonë.

Faleminderit, Berat, që nuk na harron!”, shkruan Tërnoci./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement